Rama: Vizita në shtëpinë e bardhë, moment i rëndësishëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Vizita në shtëpinë e bardhë, moment i rëndësishëm

    Insajderi
    14 April 2016 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës pak para këtij takimi, kreu i qeverisë shqiptare tha se vizita në Shtëpinë e bardhë në Washington përbën një moment kyç për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve.

    “Unë marr si një moment të një rëndësie të veçante për vendin tonë, pasi kjo është një marrëdhënie shumë speciale dhe sigurisht që vizita në Shtëpinë e Bardhë përbën edhe një vlerësim të posaçëm për këtë fazë në të cilën vendi po kalon”, u shpreh kryeministri.

    Rama është duke bërë një vizitë zyrtare në SHBA, ku u takua edhe me zëvendëspresidentin amerikan Biden dhe komunitetin shqiptar në Amerikë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark