×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama zbulon se çfarë do të sjellë sateliti i parë

    Insajderi
    09 November 2021 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me Policinë e Shtetit mbi buxhetin e vitit 2022, tregoi se si do të përfitojë ky institucion nga sateliti i parë i lëshuar në orbitë.

    “Keni dëgjuar dhe keni parë shumë gallatë me satelitët. Nuk ka gjë të keqe që njerëzit të qeshin, sepse shëndet është e qeshura. Por, me satelitin e parë që do të hedhim në Mars, do të kemi të dhëna në kohë reale përditë dhe policia nuk do të jetë më e varur nga fakti sa mirë e bëjnë punën në terren punonjësit e policisë, por do të varet vetëm nga mbledhja e të dhënave”, tha Rama.

    Kryeministri shqiptar shtoi: “Po ashtu, policia do të ketë të dhëna në kohë reale për atë që është lufta e përbashkët: ndotja e mjedisit. Vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave janë krime mjedisore dhe polici është përgjegjës që në territorin ku ai vepron t’i identifikojë vendndodhjet e skenave të krimit, por edhe protagonistët e këtyre krimeve. Është e patolerueshme që në Pyllin e Sodës të mbushet një sipërfaqe me 3000 metra katrorë zhavorr dhe policia as të mos shikojë dhe as të mos dëgjojë asgjë”./A2/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    29 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark