Ramabaja i VV-së ofendon opozitën: Lufta hibride ruse shënoi edhe një sukses në Parlamentin tonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ramabaja i VV-së ofendon opozitën: Lufta hibride ruse shënoi edhe një sukses në Parlamentin tonë

    Insajderi
    30 December 2021 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Sadri Ramabaja, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në të cilin nxit sulme ndaj kundërshtarëve politikë të Vetëvendosjes.

    Ai mbrëmë në një postim në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka shprehur mllefin ndaj opozitës për mosvotimin e një marrëveshje ndërkombëtare në mes Kosovës dhe ShBA-ve, në fushën e arsimit, duke e quajtur luftë hibride ruse.

    Duket që z. Ramabaja ka harruar kohën opozitare të subjektit Vetëvendosje që drejtohej e drejtohet nga Albin Kurti, dhe destruktivitetin e treguar në raport me marrëveshje me interes nacional.

    Ai nuk ka dhënë ndonjë provë se për çfarë arsyesh e konsideron si “luftë hibride” një gjë të tillë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Lufta hibride ruse shënoi edhe një sukses në Parlamentin tonë, natyrisht falë SHIK-ut (alias PDK-së) dhe aleancës së tij me LS & LDK!

    Për kë bien këmbanat?!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark