Ramadani: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi nxitë luftë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi nxitë luftë

    Insajderi
    08 April 2017 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë se vendimi i mundshëm i Gjykatës së Colmarit për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi është skenar i pastër për të kthyer konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe në rajon.

    Ai megjithatë beson se kjo gjë nuk do të ndodhë, ngase konsideron se nuk ka logjikë që Haradinaj të gjykohet edhe njëherë për diçka që është shpallur i pafajshëm nga Gjykata kompetente e Hagës.

    “Nuk besoj që kjo do të ndodh por se skenarët dhe konspiracionit negative mundësojnë logjikën që në këtë rajon të kthehen konfliktet. Serbia as nuk ka të drejtë as ta kërkojë se lëre më ta marr në këtë rast Ramushin. Por kushdo që mendon në skenarë të tilla duhet të jetë e qartë se do të ballafaqohet i tërë rajoni me një situatë jashtëzakonisht të madhe konfliktuoze”, tha Ramadani për Ekonomia Online.

    Ish-kryeministri, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po vazhdon të mbahet në Francë, me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

    Vendimi përfundimtar nga Gjykata e Colmarit, pritet të merret më 27 prill.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark