×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish Inspektori i AKI’së për Ministrin Sveçla: Në Ujman e kanë gjuajtur me kallash

    Insajderi
    24 July 2024 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka bërë një deklaratë të padëgjuar më parë për Ministrin Xhelal Sveçla.

    Ramadani ka thënë se në fillim të korrikut, ministri i Punëve Brendshme, Xhelal Sveçla, është gjuajtur me armë gjatë qëndrimit të tij në Ujman.

    Siç pretendon Ramadani, kjo ka ndodhur gjatë momentit kur Sveçla ishte në barkën e tij së bashku me disa policë.

    “Ne e kemi dhe është e konfirmuar – le të del ministri i Brendshëm dhe ta demanton – në fillim të korrikut e kanë gjujtë ne Ujman, e kanë gjujtë me kallash edhe ka ikë. Bile po bëjnë hajgare po thonë në Kukës ka shku. Ka qenë me barkën e vogël me polici dhe prej anës tjetër e kanë gjujtë me kallash edhe janë largu kanë ikë”, tha ai në “Pressing”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark