Ramadani: Po diskutohet kthimi i emrit të Glauk Konjufcës për kandidaturën e kryeparlamentarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani: Po diskutohet kthimi i emrit të Glauk Konjufcës për kandidaturën e kryeparlamentarit

    Insajderi
    28 April 2025 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Burim Ramadani ka deklaruar në emisionin “Pressing” në T7 se ka indikacione të forta që emri i Glauk Konjufcës është rikthyer si opsion për kandidaturën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

    Ai shtoi se ekziston një besim se edhe deputetët e tjerë mund ta mbështesin procedimin e zgjedhjes së Konjufcës, dhe se një vendim në këtë drejtim mund të merret shumë shpejt.

    “Sipas gjitha gjasave dhe indikacioneve kredibile është duke u diskutu kthimi i emrit të Glauk Konjufcës për kandidim për kryetar të Kuvendit, rrjedhimisht pastaj edhe U.D President për një periudhë të caktuar, si i tillë besohet se edhe deputetët e tjerë mund ta mbështesin procedimin e zgjedhjes e tij dhe kjo mund të jetë në një afat goxha të afërt. Unë besoj se kjo mund të jetë kah ka fundi i javës”, ka thënë Ramadani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark