Ramadani: Pse Dimal Basha e njeh Jana Arsovsken? Ajo ka bëre luftë hibride kundër Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani: Pse Dimal Basha e njeh Jana Arsovsken? Ajo ka bëre luftë hibride kundër Kosovës

    Insajderi
    27 August 2025 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti, Burim Ramadani, ka folur për Jana Arsovsken, bashkeautoren e punimit ku akuzon rëndë UÇK-në bashkë me Dimal Bashën, tash kryeparlamentar i Kosovës.

    Ramadani tha se, pyetja është si e njeh Basha atë dhe shkruan punime me të.

    Ai ka treguar se preokupimi i Arsovskes është “krimi i organizuar shqiptar”, madje ajo thotë Ramadani edhe “kulturën shqiptare e sheh me elemente bazike të krimit të organizuar”.

    Për Ramadanin, Arsovsken i plotëson kushtet që nga Kosova dhe Shqipëria të shpallet person non grata.

    “Punimi i Dimalit, për mua pyetja është pse Dimal Basha si student apo kryetar Kuvendi e njeh Jana Arsovsken? Kush është Jana Arsovska, është një maqedonase që herë jeton në Belgjikë herë në SHBA, e cila prokupimin e vetëm jetësor akademik të hibrides i ka shqiptarët, UÇK-së, krimin e organizuar shqiptar kudo, madje ajo thotë se kultura shqiptare është pjesë elementeve bazike të krimit të organizuar shqiptar. Pra, ajo e shpjegon Ballkanin përmes krimit të organizuar shqiptar sipas saj”, ka thënë ai ne T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark