×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani, Sveçlës: Listës Serbe ia dhatë 360 mijë euro tri muaj pas Banjskës

    Insajderi
    30 September 2024 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigjur Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, pas një interviste kur ky i fundit foli për përfshirjen e Listës Serbe prej sulmit paraushtarak në Banjskë e deri te dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it.

    Ramadani e filloi me një pyetje: “Shumë më intereson nëse këto informacione zyrtare Ministri Sfeçla ia ka dërguar edhe KQZ-së bre?”.

    “A thua KQZ-ja nuk ka marrë të informata nga MPB, dmth nga Sfeçla, për rolin e Listës Serbe në këto raste të rrezikimit direkt të sigurisë sonë kombëtare?”, tha ai.

    “I dashur Ministër, Fol bre edhe njëherë me KQZ-në. Dërgoji informacione zyrtare! Është detyrë Kushtetuese e jotja! Amaneti nuk është patetizëm, por kryerje e obligimeve Kushtetuese! Më mirë vonë se kurrë! Mos harro se 360 mijë euro KQZ-ja (duke përfshirë edhe partinë tënde, por jo vetëm!) ia ka ndarë Listës Serbe rrafsh 3 muaj e gjysmë pas sulmit terrorist në Bansjkë!”, shkroi ai në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark