“Ramazan të paqtë e bujar”, Rama uron myslimanët për fillimin e muajit të Ramazanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ramazan të paqtë e bujar”, Rama uron myslimanët për fillimin e muajit të Ramazanit

    Insajderi
    10 March 2024 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër fillon muaji i Shenjtë i Ramazanit.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit.

    Rama ka uruar që ky muaj të ushqej shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim.

    “Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime. Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve. Ramazan të paqtë e bujar”, ka shkruar Rama në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark