“Ramazani i fitores dhe çlirimit”: Sirianët shënojnë Ramazanin e parë të lirë pas sundimit të Assad - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Ramazani i fitores dhe çlirimit”: Sirianët shënojnë Ramazanin e parë të lirë pas sundimit të Assad

    Insajderi
    02 March 2025 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sirianët kremtojnë Ramazanin e parë të lirë në më shumë se pesë dekada pas sundimit të familjes Assad.

    Bashar al-Assad, i cili mori detyrën nga babai i tij Hafez, ishte i fundit i familjes që drejtoi vendin.

    Ai u rrëzua nga një grusht shteti dramatik rebel, i udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), në fillim të dhjetorit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

    “Ky është Ramazani i fitores dhe çlirimit”, tha Ministri i përkohshëm i Çështjeve Fetare Hussam Haj-Hussein në një deklaratë televizive.

    Udhëheqësi i ri i Sirisë Ahmed al-Shaara i ka siguruar liderët botërorë se ai do të respektojë fetë dhe sektet e shumta të Sirisë dhe nuk do të pengojë liritë personale të askujt apo të imponojë qeverisje fetare mbi publikun.

    Ndryshe, shumica e vendeve në mbarë botën filluan të kremtojnë Ramazanin të shtunën.

    Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor islamik dhe data e fillimit të tij tradicionalisht varet nga shikimi i gjysmëhënës.

    Ata që agjërojnë zakonisht konsumojnë një vakt para agimit të njohur si ‘syfyr’ dhe e ndërpresin agjërimin e tyre pas perëndimit të diellit me një vakt të njohur si ‘iftar’. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark