Kryetari i LISBA-së, Fuad Ramiqi, ka hedhur poshtë pretendimet se Kosova është e rrezikuar nga ndonjë sulm. Ai ka thënë se nuk ka gjasa që vendi të jetë arenë e ndonjë sulmi terrorist, duke e adresuar alarmin për mundësinë e një të tilli këtë fundjavë diku tjetër.
“Asnjëherë shqiptari nuk do të ngrit dorë kundër një shqiptari tjetër. Por sa herë ka probleme politike, pushteti mundohet ta zhvendosë vëmendjen përmes këtyre alarmeve”, ka thënë Ramiqi.
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se pushteti politik përmes këtyre alarmeve po mundohet të zhvendos vëmendjen e publikut.
“Në Kosovë shumë po flitet për armiqtë dhe ndodhitë, por asnjëherë nuk ka ndodhur sulm kundër një shqiptari të besimit katolik, apo ndonjë objekti fetar. E kam marrë me dyshim alarmin për sulm terrorist në vend, sepse e di disponimin e popullit shqiptar”, ka thënë Ramiqi. /Insajderi.com