“Nuk është asgjë e re. Është diçka që është orkestruar si edhe vite më parë. Çdo herë kur Kosova kalon nëpër një krizë, apo ka probleme të brendshme, fajtor kujdestar janë njerëzit që kanë qenë pjesë e këtyre konflikteve”.
Ai fajin për këtë gjë ua ka hedhur pushtetarëve dhe shteteve perëndimore, që sipas tij kanë bërë thirrje të luftohet regjimi i Bashar Al-Asaad.
“Po të mos ishin pushtetarët, me synimin për t’i ruajtur pozitat e veta, kjo dukuri nuk do të ishte fare e pranishme. Luftëra kanë ekzistuar edhe më herë, në Afganistan dhe Irak, por askush nuk është bërë pjesë e tyre, derisa nuk ka pasur thirrje për këtë gjë”, thotë Ramiqi, njofton Klan-Kosova.
Ramiqi ka deklaruar se nuk ka ideologji vehabiste në vend, por është duke u penguar tentimi që “islami burimor”, siç e ka quajtur ai, të mësohet në Kosovë.
“Nuk qëndron asgjë e vërtetë në artikullin e NYT, pasi asnjëherë nuk është treguar se cilat shoqata kanë financuar terrorizmin. Është thënë shumë herë se është bërë pastrim parash nga Arabia Saudite, por dihet mirëfilli se ky shtet është shtet aleat i ShBA-së. Kosovarët asnjëherë nuk kanë shkuar të luftojnë në Irak, por në Siri. Pastaj rrjedhat atje nuk kanë mundur të kontrollohen”, tha Ramiqi.
“Në Kosovë nuk ka ideologji vehabiste, por ka tendencë që të mësohet islami burimor. Por kjo gjë është duke u penguar nga faktorë të ndryshëm”.
Sa i përket arrestimit dhe procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij, lidhur me akuzat për “thirrje për rezistencë”, Ramiqi, procesin e ka quajtur politik. /Insajderi.com