
Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka një kusht për PDK-në nëse kjo dëshiron ta ketë pjesë të partisë. Kelmendi do post në Qeverinë e Kosovës ose pjesëmarrjen aktive në PDK e sheh të panevojshme. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Klan Kosovën, duke folur për mundësinë e braktisjes së partisë së dytë në të cilin ai dhënë kontributin politik dhe financiar. Fillimisht ishte në AAK e më pas doli në PDK.
“Çka të bëjë unë me energjinë që kam, nuk kam as nuk kam pasur asnjë të keqe në këtë parti, ky mllef ka të bëjë vetëm për mundësitë e kontributit tim në zhvillim ekonomik”, tha ai.
Ai thotë se mundësitë e tij në PDK, nuk duhet shihen si shikues, por kërkon angazhim dhe përgjegjësi.
“Ndryshimi i gjendjes ekonomike në Kosovës është dashtë të ndryshohet brenda gjashtë muajve, asnjë Qeverie nuk i duhet më shumë. Nuk është dështim i plotë por nuk është i duhuri ajo që ka ndodh. Është dashtë me u punësu nga 150 njerëz brenda ditës, duke pasur parasysh premtimet që kanë dhënë dhe nevojën për vende pune”, tha deputeti Ramiz Kelmendi.
Kelmendi bëri të ditur se i kanë mbetur edhe pak vite për të dal në pension, e tha se kërkesa e tij për angazhim në Qeveri nuk duhet shihet si kërcënim por si nevojë për t’i dhënë mundësi të implementimit të ideve.
“Pjesëmarrja ime aktive në PDK është e panevojshme”, tha Kelmendi.
Pranoi se kjo që ka paralajmëruar është akt i madh, dhe tha se nuk i intereson ndonjë ministri që nuk ka të bëjë me ekonomin.
“Do ruhem, por ndoshta do detyrohem të gjej rrugë tjetër”, tha Kelmendi kur u pyet çfarë do të bëjë nëse nuk i japin ndonjë dikaster.