×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ramiz Kelmendi i bashkohet për herë të tretë PDK-së

    Insajderi
    12 January 2021 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramiz Kelmendi i është bashkuar për herë të tret në PDK-së.

    Kelmendi ka qenë njëherë pjesë e AAK, pastaj kishte kaluar në PDK, pastaj në LDK dhe prapë i është bashkuar PDK-së.

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka njoftuar se partisë së tij iu është bashkangjitut, Ramiz Kelmendi.

    Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka njoftuar se në vizionin e PDK-së për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë.

    “Ramiz Kelmendi, miku im dhe një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, do të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokrataike të Kosovës. Në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë. Ndihma për bizneset dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesorë i Partisë Demokratike”, ka shkruar Hoxhaj.

    Ai ka thënë se gjithë në PDK, janë jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re. Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tonë.

    “Prandaj, unë dhe të gjithë në PDK, jemi jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re. Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tonë”, shtuar me tej ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark