Ramiz Kelmendi kërkon votën për djalin e tij: Vota për Egzonin është votë për suksesin e gjithëmbarshëm të Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ramiz Kelmendi kërkon votën për djalin e tij: Vota për Egzonin është votë për suksesin e gjithëmbarshëm të Kosovës

    Insajderi
    08 February 2025 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni kosovar, Ramiz Kelmendi ka kërkuar votën për djalin e tij, Egzon Kelmendin i cili garon në listën e koalicionit AAK-Nisma me numër 60 në zgjedhjet që do të mbahen të dielën më 9 shkurt.

    Ai ka shkruar se Egzoni është një familjarë dhe afaristi  i suksesshëm që ka punësuar numër të konsiderueshme të punonjësve.

    “Vota për Egzonin është votë për njeriun i cili nuk do jetë pjesë e korrupsionit dhe aferave të ndryshme”, ka shkruar mes tjerash.

    Statusi i plotë:

    Të nderuar kolegë, bashkëpuntorë, miq afaristë,

    Së pari uroj që zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025, të shkojnë sipas normave Zgjedhore.

    Në këto zgjedhje, si Kandidat për Deputet po merr pjesë edhe djali im, Egzon Kelmendi, i rreshtuar me numër rendor 60, në Listën e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët me numër 137, të cilit i prinë lideri z. Ramush Haradinaj.

    Egzoni është familjarë i mirë dhe afarist i ri me prodhimtari të suksesshme që punëson numër të konsiderueshëm të punonjësve.

    Andaj, sot kur po i ofrohemi kohës për tu drejtuar tek kutitë e votimit, kërkoj që Egzonin ta mbështesim me votë, në numër 60 në koalicion 137.

    Kështu besoi, i japim mundësinë që të vazhdoj traditën familjare duke qenë zëri i fuqishëm i Prodhuesve vendor.

    Kolegë të nderuar,

    Vota për Egzonin është votë për suksesin e gjithëmbarshëm të Kosovës.

    Vota për Egzonin është votë për njeriun i cili nuk do jetë pjesë e korrupsionit dhe aferave të ndryshme.

    Prezenca e Egzonit si afarist, është një shembull që edhe shumë afaristë  të tjerë të bëhen pjesë e Parlamentit në mënyrë që të krijohen ligje të cilat hapin kapituj të zhvillimit të suksesshëm ekonomik!

    Faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë në vazhdimësi mua dhe uroj që të njejtën ta bëni edhe për Egzonin në NR 60 dhe  AAK 137.

    Me respekt;

    Ramiz Kelmendi – President i ‘Elkos Group-Etc’


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark