Ramiz Lladrovci reagon pas zëvendësimit nga PDK: Drenasi vendos, bashkë vazhdojmë, +4 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci reagon pas zëvendësimit nga PDK: Drenasi vendos, bashkë vazhdojmë, +4

    Insajderi
    27 July 2025 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk është rikandiduar sërish për këtë post, dhe në vend të tij do të kandidojë Petrit Hajdaraj.

    Kjo u bë e ditur nga mbledhja e sotme e Partisë Demokratike të Kosovës, ku u zyrtarizuan të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet e 12 tetorit.

    Përmes një postimi në Facebook, ka reaguar Lladrovci, ku ka thënë se deri më sot nuk është rrëzuar asnjëherë.

    “Deri sot nuk jam rrëzuar, kush më njeh me mbi katër dekada këtë e di. Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim. Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre. Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark