Futbollistët e famshëm, Karim Adeyemi dhe Emre Can, bëhet e ditur se kanë ardhur për vizitë në Kosovë.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.
Ai thekson se ka takuar dy yjet e Borussia Dortmundit në aeroportin e Prishtinës.
“Me dy yjet e futbollit të Borusia – Dortmund dhe Gjermanisë, me kapitenin Emre Can dhe dhëndrin e Kosovës, Karim Adeyemi”.
I njëjti tutje shtoi: “Rastësisht u takuam në aeroportin e Prishtinës, me dy yje të futbollit dhe miq të Kosovës. Kosova është e madhe për miq”.
Kujtojmë se Adeyemi po shijon një romancë dashurie me kosovaren, Loredana Zefin.