Ramush Haradinaj bën thirrje: Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj bën thirrje: Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë

    Insajderi
    01 August 2022 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar përsëri për aksionin e mbrëmshëm të njësive special në Veriun e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Haradinaj shqetësimin e tij e shprehu përmes rrjetit social, Facebook, ku nënvizoi se, “Çdo veprim i lënë në gjysëm të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën“.

    Zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë dhe duhet të bëhet në konsultim të ngushtë me aleatët e sigurisë. Afati prej 30 ditësh për zbatimin e reciprocitetit duhet të shfrytëzohet me shumë seriozitet.
    Shteti i Kosovës nuk dobësohet vetëm nga bandat kriminale në veri, por edhe nga të paditurit e praktikantët në qeveri.
    Kushtetuta e vendit është më e fortë sesa kriminelët në veri, e të paditurit e praktikantët në qeveri.
    Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë, ligjn për paga dhe ligjet për sigurim shëndetësor e pensional. Nëse s’je qeveri, do të shihet me 31 gusht” – thuhej ndër tjera në reagimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinjat.

    Ndryshe, Haradinaj reagoi edhe mbrëmë, derisa vendosjen e reciprocitetit e pa si të drejtë dhe të ligjshme.

    /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark