Ramush Haradinaj e Kadri Veseli nuk përjashtojnë mundësinë e koalicionit paszgjedhor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj e Kadri Veseli nuk përjashtojnë mundësinë e koalicionit paszgjedhor

    Insajderi
    17 May 2016 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Largimi i Hashim Thaçit nga kreu i partisë dhe ardhja e Kadri Veselit, duket se ka “zbutur” Aleancën e Ramush Haradinajt, e cila po bën kalkulime që në zgjedhjet e ardhshme të krijohet një koalicion me partitë e luftës.

    Deri më tani, partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kishte vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës, por që tani ka ndryshuar kurs, duke shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë me partinë e Kadri Veselit. Arsyeja pse AAK-ja ka hequr vijat e kuqe është ikja e Hashim Thaçit, që konsiderohej një politikan ngucakeq. Se, një koalicion mes këtyre dy partive është i mundshëm e pranojnë edhe vetë zyrtarë të dy subjekteve politike, duke thënë se nuk është koha që të ketë vija të kuqe për atë apo këtë parti.

    Ndonëse, partia e Haradinajt shprehet kundër koalicionit me PDK-në dhe LDK-në aktualisht, por nuk e ka mohuar këtë gjë pas zgjedhjeve, që ata po i kërkojnë të parakohshme. (Gazeta Zëri)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark