Ramush Haradinaj e konfirmon se Adem Hoxha i bashkohet Grupit Parlamentar të AAK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj e konfirmon se Adem Hoxha i bashkohet Grupit Parlamentar të AAK-së

    Insajderi
    17 April 2025 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, ka kaluar në grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar këtë dhe ka thënë se janë të hapur për përfaqësues të komuniteteve të tjera.

    Subjekti i Hoxhës pati mbetur me pesë deputetë, e sipas rregullores së Kuvendit për të qenë grup parlamentar duhet të jenë së paku gjashtë deputetë anëtarë në të.

    Më 3 prill, Hoxha u pati takuar edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë, për të diskutuar rreth formimit të institucioneve të reja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark