Ramush Haradinaj megjithatë e mbanë konferencën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj megjithatë e mbanë konferencën

    Insajderi
    25 March 2016 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me gjithë faktin se Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se konferenca e partive opozitare është anuluar, AAK ka thënë se kjo konferencë do të mbahet në ora 14:30.

    “Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në orën 14.30 do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, përpara shkallëve të Teatrit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e shkurtë të kësaj partie.

    Disa minuta më herët, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se konferenca ku parashihej të merrnin tre liderët opozitarë është anuluar.

    “Konferenca e paraparë të mbahet në ora 14:00 është anuluar. Për çdo gjë tjetër do t’iu njoftojmë me kohë”, thuhet në komunikatën e dërguat nga kjo parti./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark