Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se programi i kësaj partie ka planifikuar përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët.
Ai ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë fëmijë pa mundësinë e arsimit parashkollor dhe asnjë punëkërkues pa mbështetje financiare.
Po ashtu, kandidati i AAK-së, ka deklaruar edhe se do të ndahen grante pa kthim për të rinjtë që nisin biznese.
Postimi i plotë:
Bradashi për Kosovën Fituese 137
Koalicioni për Kosovën Fituese 137, po zhvillon çdo ditë dhjetëra takime në lagje, fshatra e bashkësi lokale në mbarë vendin. Sonte pata kënaqësinë të marrë pjesë në takimin me familjen e Orzhanëve në Bradash të Podujevës.
Programi ynë ka planifikuar përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët, nga djepi deri në pleqëri. Nuk do të mbes asnjë fëmijë pa mundësinë e arsimit parashkollor, asnjë punëkërkues pa mbështetje financiare, e asnjë pension nën 500 euro.
Për të rinjtë që nisin biznese, do të ndahen grante pa kthim, stimul ky për ekonominë por edhe parandalim i largimit të të rinjve nga vendi.
Antarësimi direkt në NATO, do të sjellë siguri të përhershme, por dhe zhvillim të hovshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik.
1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese