Ramush Haradinaj uron Kurban Bajramin: Solidariteti dhe harmonia janë vlerat tona të përbashkëta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj uron Kurban Bajramin: Solidariteti dhe harmonia janë vlerat tona të përbashkëta

    Insajderi
    05 June 2025 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëjetesës mes shqiptarëve.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka rikujtuar se vlerat e mirëkuptimit dhe festimit të përbashkët të festave fetare kanë qenë gjithmonë pjesë e traditës shqiptare.

    “Te shqiptarët gjithmonë ka mbizotëruar ndjenja e solidaritetit dhe harmonisë me njëri-tjetrin, dhe gjithmonë i kemi festuar bashkë festat fetare,” ka shkruar ai.

    Haradinaj ka përcjellë urimet e tij të përzemërta për Bashkësinë Islame të Kosovës, për myftiun Naim Tërnava, si dhe për të gjithë shqiptarët myslimanë kudo që jetojnë.

    “Uroj që gëzimi dhe begatia të mbizotërojnë në familjen e gjithsecilit”, tha Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark