Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ekskluzivisht për Insajderi ka rrëfyer periudhat më të rëndësishme të jetës së saj.
Ajo ka treguar se si fëmija më i vogël i familjes ka qenë e llastuar, sidomos nga vëllëzërit e saj, ku kjo qasje e familjes ia ka bërë edhe më të lehtë kyçjen në UÇK.
Ajo ka treguar se “bekimin për tu bërë pjesë e luftës e ka marrë prej nënës së saj”.
Ndërkaq, në lidhje me karrierën e saj politike ka thënë: pas formimit të AAK-së e ka pasë akoma më të qartë angazhimin e saj. Dhe se ka një besim shumë të madh tek lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.
Për më shumë mund të ndiqni rrëfimin e saj, të realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi.