Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën që lidh Rrogozhinën me Lushnjën, në afërsi të Kthesës së Grabianit.
Një mjet tip Range Rover ka humbur kontrollin si pasojë e përplasjes dhe ka goditur tabelën elektronike të një karburanti. Për shkak të aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë marrë lëndime dhe janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Lushnjës.
Goditja ka qenë shumë e fortë, duke shkatërruar tabelën elektronike. Tabela nga ana tjetër ka qenë një mbrojtëse shumë e mirë për makinën, duke mos e lënë atë të godasë aparaturat e karburantit.
Nuk ka pasur persona të lënduar në makinat e tjera të përfshira në aksident, në një Audi dhe në një furgon. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovrat e gabuara në parakalim. /vizionplus.tv