Raportohet se çmimi i naftës në botë do të pësoj rënien më të madhe në dy vitet e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Raportohet se çmimi i naftës në botë do të pësoj rënien më të madhe në dy vitet e fundit

    Insajderi
    28 June 2025 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë pritet të shënojnë rënien më të madhe javore që nga marsi 2023, me një ulje prej rreth 12%.

    Rritja e fundit erdhi pasi nafta Brent u tregtua me 68.26 dollarë për fuçi dhe WTI me 65.83 dollarë për fuçi.

    Mungesa e ndërprerjeve të furnizimit nga konflikti Iran-Izrael ka bërë që rreziku gjeopolitik të ketë ndikim të vogël në treg.

    Çmimet, të cilat u rritën mbi 80 dollarë gjatë përshkallëzimit të konfliktit, ranë sërish pas njoftimit për armëpushim.

    Tregu po fokusohet tani tek faktorët ekonomikë dhe takimi i OPEC+ më 6 korrik, që do të vendosë për nivelet e prodhimit në gusht.

    Analistët parashikojnë mundësi për ulje të mëtejshme të kufizimeve të prodhimit, në varësi të kërkesës gjatë verës.

    Ndërkohë, në SHBA rezervat e naftës dhe karburanteve ranë, ndërsa kërkesa dhe aktiviteti i rafinimit u rritën. Edhe rezervat e naftës gasoil në qendrën ARA në Evropë ranë në nivelin më të ulët në mbi një vit. Kina, si blerësi më i madh i naftës iraniane, ka rritur importet në nivele rekord në qershor, përpara përshkallëzimit të konfliktit dhe për të përmbushur kërkesën e rafinerive të saj të pavarura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark