Raport tronditës: Koreja e Veriut i ka dërguar Rusisë miliona municione dhe mijëra trupa për luftën në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Raport tronditës: Koreja e Veriut i ka dërguar Rusisë miliona municione dhe mijëra trupa për luftën në Ukrainë

    Insajderi
    30 May 2025 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë dhe miliona municione, përfshirë raketa, në Rusi gjatë vitit të kaluar – sipas një raporti nga një mbikëqyrës ndërkombëtar, i cili detajon shkallën në të cilën Pheniani e ka ndihmuar Moskën të “terrorizojë” popullsinë e Ukrainës gjatë luftës së saj trevjeçare.

    Raporti u publikua të enjten nga Ekipi i Monitorimit të Sanksioneve Shumëpalëshe (MSMT), një iniciativë e përbërë nga 11 anëtarë të Kombeve të Bashkuara, e formuar pasi Rusia detyroi shpërbërjen e një paneli të mëparshëm të OKB-së që monitoronte zbatimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut, shkruan CNN.

    Ndërsa disa nga gjetjet e ekipit janë dokumentuar mirë – siç është dërgimi i trupave nga Koreja e Veriut për të luftuar për Rusinë – raporti paraqet shtrirjen dhe shkallën e armatimit të dërguar nga Pheniani që nga pushtimi rus i Ukrainës.

    Kjo përfshin deri në 9 milionë fishekë artilerie dhe municionesh në vitin 2024; më shumë se 11,000 trupa vitin e kaluar dhe 3,000 trupa të tjera në muajt e parë të këtij viti; raketahedhës, automjete, armë vetëlëvizëse dhe lloje të tjera të artilerisë së rëndë; dhe të paktën 100 raketa balistike “të cilat më pas u lëshuan në Ukrainë për të shkatërruar infrastrukturën civile dhe për të terrorizuar zonat e populluara si Kievi dhe Zaporizhzhia”, thuhet në raport.

    “Këto forma të bashkëpunimit të paligjshëm midis (Koresë së Veriut) dhe Rusisë kontribuan në aftësinë e Moskës për të rritur sulmet e saj raketore kundër qyteteve të Ukrainës, duke përfshirë sulmet e synuara kundër infrastrukturës kritike civile”, thuhet në raport tutje.

    Në këmbim, Rusia i dha Koresë së Veriut pjesë të ndryshme të vlefshme të armëve dhe teknologjisë, duke përfshirë pajisjet e mbrojtjes ajrore, raketat kundërajrore, sistemet e luftës elektronike dhe naftën e rafinuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark