Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i vetmi lider i Ballkanit Perëndimor që nuk ia ka konfirmuar akoma pjesëmarrjen në takimin jo-formal që pritet të mbahet në Tiranë, më 17 korrik.
Siç ka raportuar TV Klani i Shqipërisë, Kurti është i vetmi që akoma nuk e ka konfirmuar takimin.
Kjo, nga disa, po raportohet si shkak i përçarjes së raporteve të Kurtit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Procesi i Berlinit përfshin rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE.
Një takim informal do të mbahet në Tiranë ku përfshihen gjashtë shtete, Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.