![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
“Kurrë më mirë s’i kemi pasë raportet me SHBA”, tha Kurti gjatë ditës së djeshme, por me këtë deklaratë të tij s’po pajtohet kurrsesi emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell, shkruan Insajderi.
Ai sërish i ka reaguar kryeministrit Kurti.
Grenell, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës nuk kanë qenë kurrë më të dobëta.
Grenell e ka cilësuar “iluziore” idenë se raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë janë të mira,
“Iluziore. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada Amerikane, Anthony Blinken etj.”, ka shkruar Grenell në “X”.
Delusional.
Relations have never been lower. Albin Kurti has been condemned by the first Trump Administration, the Biden Administration, NATO, the EU, the U.S. Embassy, Anthony Blinken, etc. https://t.co/jiqMrrk18d— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 7, 2025