Raporti: 56 civilë të vrarë nga sulmet ajrore amerikane në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Raporti: 56 civilë të vrarë nga sulmet ajrore amerikane në Siri

    Insajderi
    20 July 2016 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së paku 56 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara rreth një baze të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në pjesën veriore të Sirisë.

    Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se sulmet e djeshme i kishin goditur fshatrat Tokhar dhe Hosharyieh, në veri të qytetit, Manbij.

    Forcat Demokratike Siriane me shumicë kurde, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, prej muajit maj janë përpjekur për ta marrë kontrollin në Manbij nga militantët e IS-it.

    Zëdhënësi i Pentagonit, Adrian Rankine-Galloway, tha se Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme për viktimat e raportuara dhe se janë në procesin e kryerjes së një “vlerësimi kredibil”.

    Organizata Amnesty International tha se sulmet ajrore mund të kenë shkaktuar numrin më të madh të vrasjes së civilëve prej vitit 2014 në Siri, kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i ka filluar operacionet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, raporton rel.

    “Duhet të kryhet hetim i shpejtë, i pavarur dhe transparent, për të përcaktuar se çka ka ndodhur, kush është përgjegjës dhe si të evitohen humbjet e jetëve të civilëve në të ardhmen”, tha Magdalena Mughrabi, drejtoreshë për Lindjen e Mesme në Amnesty International.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark