Raporti i autopsisë: Astrit Dehari është vetëvrarë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i autopsisë: Astrit Dehari është vetëvrarë

    Insajderi
    18 November 2016 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni mjekësor që ka përgatitur raportin e obduksionit për vdekjen e Astrit Deharit ka konstatuar se ai ka bërë vetëvrasje.

    Në raport thuhet se “vdekja e tani të ndjerit Astrit Dehari ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike nga mbyllja (bllokimi) i rrugëve të sipërme të fyrmëmarrjes nga mjeti me konsistencë valide (të fortë)” dhe se kjo është vetëshkaktuar nga tashmë i ndjeri.

    “Dëmtimet e përshkruara në pikën 1 dhe 2 me besueshmëri janë dëmtime të vetëshkaktuara “hezituese” të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme, por të cilat nuk kanë çuar në shok hemorragjik”, thuhet në raport.

    “Analizat toksikologjike të kryera deri tani, si gjatë autopsisë ashtu edhe pas asaj, rezultojnë negative për barna dhe droga”, sqaron raporti.

    I ndjeri Dehari ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ishte arrestuar më 30 gusht të këtij viti nën dyshimin se së bashku me aktivistë të tjerë të kësaj partie kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës me armë.  Ai vdiq më 5 nëntor.

    Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi që nga koha kur u dha lajmi për vdekjen e tij ka hedhur dyshime për rrethanat që kanë shkaktuar vdekjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark