Raporti i autopsisë: Dehari nuk kishte lëndime të rënda trupore përveç gërvishtjeve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i autopsisë: Dehari nuk kishte lëndime të rënda trupore përveç gërvishtjeve

    Insajderi
    18 November 2016 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Astrit Dehari, aktivisti i ndjerë i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka pasur lëndime të rënda trupore ashtu siç ishte thënë nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu thuhet në raportin e autopsisë të publikuar të premten pasdite nga Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha.

    Dehari – sipas pjesës ku përshkruhet dëmtimet e jashtme në raport – ka pasur gërvishtje në qafë dhe duar.

    Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte thënë se Dehari ishte vrarë dhe se në trupin e tij ka pasur lëndime të rënda trupore, përfshirë këtu dy brinjë të thyer.

    Në raportin e autopsisë po ashtu thuhet se Dehari ishte sjellë në spital pa shenja jete.

    Ndërsa në pjesën ku përshkruhen dëmtimet e brendshme thuhet se Dehari ka pësuar “shqyerje” në “rrënjën e gjuhës, paralelisht në të dy anët e saj”.

    Sipas raportit, dëmtimi është bërë nga veprimi mekanik “i një mjeti me konsistencë solide (të fortë).”

    Raporti poashtu ka demantuar Drejtorin i Policisë Rajonale në Prizen, Nexhmi Krasniqin, i cili vetëm pak kohë pasi ishte raportuar për vdekjen e Deharit kishte thënë se ai ka ndërruar jetë për shkak të përdorimi të barnave.

    “Analizat toksikologjike orientuese të kryera për 13 analitë – barna dhe droga kanë rezultuar negative,” thuhet në raport.

    Komisioni mjekësor që ka përgatitur raportin e obduksionit për vdekjen e Astrit Deharit ka konstatuar se ai ka bërë vetëvrasje.

    Në raport thuhet se “vdekja e tani të ndjerit Astrit Dehari ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike nga mbyllja (bllokimi) i rrugëve të sipërme të fyrmëmarrjes nga mjeti me konsistencë valide (të fortë)” dhe se kjo është vetëshkaktuar nga tashmë i ndjeri.

    “Dëmtimet e përshkruara në pikën 1 dhe 2 me besueshmëri janë dëmtime të vetëshkaktuara “hezituese” të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme, por të cilat nuk kanë çuar në shok hemorragjik”, thuhet në raport.

    Ndërkohë, kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha, ka thënë se lidhur me këtë rast janë marrë në pyetje 17 persona.  Ai ka thënë se nga hetimet e prokurorisë konstatohet se nuk ka pasur ndonjë ndërjtrje nga jashtë në qelinë e Deharit duke konfirmuar se ai ka bërë vetëvrasje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark