Raporti historik për pirjen e duhanit i publikuar para 57 viteve - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Raporti historik për pirjen e duhanit i publikuar para 57 viteve

    Insajderi
    11 January 2021 - 07:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i Administratës Amerikane për Shëndetësinë ose Kirurgu i Përgjithshëm, siç njihet Luther Terry, më 11 janar të vitit 1964, publikoi raportin historik “Pirja e duhanit dhe Shëndeti”, ku thuhet se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin.

    Kirurgu i përgjithshëm Luther Terry, shkruante në raport se pirja e duhanit është faktori kryesor që shkakton kancerin e mushkërive.

    Një tjetër problem i ngritur në raport ishte shtimi, në përmasa alarmante i rasteve të sëmundjes së zemrës tek amerikanët që pinin duhan.

    Shifrat e dhëna në raport për kancerin e mushkërive dhe sëmundjet e zemrës korrespondonin me shtimin e numrin e njerëzve që pinin duhan.

    Raporti shkaktoi brenda e jashtë vendit një valë kundër pirjes së duhanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark