×
  • Lajme
  • Insajderi

    Raporti i ekzaminimit të telefoni të 11-vjeçares u dërgua në prokurori tek me 1 shtator, disa ditë pas rastit të dhunimit në gusht

    Insajderi
    05 September 2022 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e jo prokurori që e ka hetuar këtë rast u paraqit në konferencën për media. Laureta Ulaj, ka dhënë detaje lidhur me rastin e 11-vjeçares në Prishtinë, e cila dyshohet se u trafikua dhe u dhunua në qershor të këtij viti, e pastaj u dhunua edhe në muajin gusht nga pesë persona tjerë tre prej të cilëve të mitur.

    Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj tha se viktima 11 vjeçare, më 22 qershor ishte dërguar në strehimore, pasi një ditë më herët ishte paraqitur e zhdukur nga nëna e saj, e që u gjetë të nesërmen.

    Ajo sipas Ulajt kishte qëndruar rreth një muaj dhe më pas nga aty ishte larguar nga strehimorja me kërkesë të familjes.

    “E dëmtuara në strehimore ka qëndruar rreth 1 muaj, më 21 korrik të këtij viti, me kërkesë të familjes viktima është larguar nga strehimorja dhe të njëjtit kanë thënë se do të marrin përgjegjësi për të”, tha ajo.

    Sipas Ulajt, prokurori kujdestar nga departamenti për të mitur, e kishte paraqitur menjëherë kërkesën për fillim të hetimeve, shkruan Insajderi.

    Më tej ajo tha se më 23 qershor, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për ekzaminimin e ADN-së për ekzaminimin e të dëmtuarës duke theksuar se është urgjente.

    Telefoni i te miturës sipas Ulajt, është sekuestruar dhe me kërkesë të prokurorit është dërguar në forenzikë për ekzaminim.

    Tutje, Ulaj tha se hetuesit e kësaj drejtorie kanë paraqitur kërkesë në Prokurori për ekzaminimin e telefonit të viktimës dhe në fund të kërkesës është kërkuar të trajtohet në mënyrë urgjente. Kërkesa ishte aprovuar nga gjykata.

    Por, raporti i ekzaminimit të telefonit nuk ishte dërguar në prokurori deri me 1 shtator disa ditë pas rastit të dytë të dhunimit të të miturës nga pesë personat tjerë.

    “Me 1 shtator të këtij viti, Prokuroria ka marrë raportin nga forenzika të telefonit të të miturës permes së cilit janë identifikuar dhe gjetur personat e dyshuar të përfshirë në rastin e muajit qershor”.

    “Në bazë të të dhënave të telefonit dhe të tjera që kishim në dispozicion, në koordinim me policinë janë arresuar gjashtë persona. Të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, “Trafikimi me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit””, tha Ulaj

    Ulaj më tej tha se prokurori më 27 qershor, është bërë kërkesë edhe për tërheqjen e kamerave të moteleve ku supozohet të ketë shkuar viktima me të dyshuarit.

    Lidhur me rastin e 11-vjeçares, që tronditi vendin janë arrestuar 11 persona, prej tyre 5 lidhur me rastin e dhunimit në gusht, kurse gjashtë të tjerët lidhur me trafikimin e viktimës në qershor të këtij viti. 11 të dyshuarit gjenden në paraburgim. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark