Raporti mes Shqipërisë e Kosovës – model për vendet e tjera - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti mes Shqipërisë e Kosovës – model për vendet e tjera

    Insajderi
    07 April 2016 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve.

    Veseli e Rama kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet në mes dy vendeve dhe kanë konsideruar se ky bashkëpunim shërben si model për vendet tjera.

    Që të dy shtruan nevojën e një bashkëpunimi më të thellë si dhe në kapërcimin e sfidave të përbashkëta në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

    Kryetari Veseli falënderoi Ramën, për mbështetjen e pakursyer të politikës shqiptare dhe në veçanti të qeverisë së drejtuar nga ai, ndaj Kosovës, si në arenën ndërkombëtare, si dhe në ofrimin e përvojave për konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe procesin e integrimit evropian, thuhet në një komunikatë për media dërguar nga zyra e Veselit.

    Në këtë takim u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet e përgjithshme politike e ekonomike në Shqipëri e Kosovë.

    Po ashtu, kryeministri Rama uroi kryetarin Veseli për përmbylljen e suksesshme të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Kosovës nga ana e Kuvendit, duke e konsideruar ditën e sotme si historike.

    Kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Kosovë dhe pak më parë ka takuar edhe homologon e tij në Kosovë, Isa Mustafa./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark