Një 45 vjeçar nga Kosova nga fshati Malësi e Prizrenit është arrestuar sot nga policia e Beratit nën dyshimet se i njëjti e ka dhunuar nipin e tij tetëvjeçar.
Rastin e kishte raportuar motra e të dyshuarit e cila jeton me djalin e saj në Berat
45 vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 45 ditësh nga policia e Beratit pas ekzaminimit mjekësor që i është bërë tetëvjeçarit ku është konstatuar se ai është dhunuar.
Klan Kosova ka biseduar edhe me vëllain e të dyshuarit i cili e ka mohuar kategorisht se ka ndodhur një gjë e tillë.
Nën masa të rrepta sigurie, është sjellë mbrëmjen e sotme pranë ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat 45-vjeçari Belul Kokollari, i cili akuzohet për përdhunimin e nipit të tij. Në një seancë që ka zgjatur vetëm 5 minuta, Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij si dhe me masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë për të në mungesë, masë që i është komunikuar nga gjyqtarja Matilda Llangozi.
Pasi ka dëgjuar akuzën, mësohet se Kokollari ka thënë vetëm “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambienteve të IEPV-së Berat. Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Ai u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës,duke ardhur për Shqipëri.
45-vjeçari nga Prizreni Belul Kokollari u akuzua nga nipi i tij 8-vjeç se kishte abuzuar me të seksualisht një muaj më parë, kur ai me nënën kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren.