×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti zyrtar: Në Serbi kanë vdekur edhe 47 persona, afër 3.000 të infektuar të rinj

    Insajderi
    28 December 2020 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi, në 24 orët e fundit kanë vdekur 47 persona nga pasojat e koronavirusit, kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 3.030, është publikuar dje në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë.

    Deri në raportimin e fundit në Serbi, janë testuar 11.399 persona, dhe prej tyre janë regjistruar 2.693 raste të infektimin me koronavirus.

    Aktualisht në respiratorë gjenden 305 persona.

    Janë hospitalizuar 9.731 persona.

    Deri në orën 15 të 27 dhjetorit, në Serbi janë testuar gjithsej 2.242.785 persona të cilët i kanë plotësuar kriteret e definimit të rastit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark