Në afërsi të Klinikës ku po mjekohet Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “italiani”, janë dëgjuar të shtëna armësh mbrëmë.
Kështu, të paktën po raporton Sinjali me burime.
Siç thotë raportimi, sipas informacioneve të para, Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbuluar personin apo personat që dyshohen se gjuajtën me armë.
Dje është mbajtur seanca për të dyshuarit në rastin e Bon Vivantit. Gjykata të dyshuarve ua ka caktuar masën e paraburgimit.
Pajaziti po vazhdon të trajtohet në QKUK pas plagëve të marra nga sulmi i së premtes në Bon Vivant.