Policia e Kosovës thotë se nuk shkëmbeu zjarr në Zubin-Potok ndaj askujt
Policia e Kosovës ka dalë me reagim pas raportimeve për sulm ndaj një ekipi të KFOR-it në Zubin-Potok.
Policia ka deklaruar të dielën mbrëma se nuk ka pasur shkëmbime zjarri “mes Policisë së Kosovës apo ndonjë grupi”.
“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”.
Postimi i plotë:
Informacion zyrtar
Prishtinë, 25 dhjetor 2022
Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se;
Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt.