Raportimet për rritjen e çmimit të naftës nëpër Kosovë, MINT ka një apel për qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimet për rritjen e çmimit të naftës nëpër Kosovë, MINT ka një apel për qytetarët

    Insajderi
    22 June 2025 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar se do ta shtojë mbikëqyrjen në sektorin e derivateve të naftës, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

    Ky veprim i MINT erdhi pas raportimeve për rritjen e çmimit të naftës, pasi SHBA sulmoi Iranin, i cili po konfliktuohet me Izraelin.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e konkurrencës, si dhe menjanimin e çrregullimeve në treg, përmes inspektimeve të tregut dhe rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës.

    Në këtë qëllim, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka intensifikuar inspektimet në terren, ndaj operatorëve ekonomikë, që merren me tregtimin e derivateve të naftës në të gjithë vendin, gjatë gjithë javës e madje edhe sot me katër (4) ekipe”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, sot do të sjell raportin përfundimtar të inspektimeve në terren ndaj operatorëve ekonomikë që merren me tregtimin e derivateve të naftës.

    Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi apo mashtrim të mundshëm, përmes kanaleve tona të komunikimit: Duke telefonuar në numrin pa pagesë: 0800 11000 apo përmes e-mailit zyrtar, Email: [email protected]”, apelon ministria. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark