Raportimet se është vëllai i Unikkatilit, deklarohen policia pasi u gjet një person i pajetë në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimet se është vëllai i Unikkatilit, deklarohen policia pasi u gjet një person i pajetë në Prishtinë

    Insajderi
    02 March 2025 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen Arbëria në Prishtinë pasditen e së dielës.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Insajderin se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

    Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

    Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

    Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

    Mediumi Indeksonline ka raportuar se viktima është Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur, Viktor Palokajt, me nofkën Unikkatil.

    Mentor Palokaj ishte pjesë e disa bashkëpunimeve artistike me vëllain e tij.

    Ai ndryshe është njohur edhe si “Tee”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark