×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimi i Insajderit | AKP kërkon hetim të plot për pronën që dyshohet se e tjetërsoi avokati Venhar Hana

    Insajderi
    22 October 2024 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka kërkuar hetim për një tokë prej tre hektarësh në Çagllavicë. Këtë pronë siç ka raportuar Insajderi dyshohet se e ka tjetërsuar avokati, avokati Venhar Hana.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit, pas kësaj ka dal me reagim ku kanë thënë se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e pronës shoqërore.

    Më tej Agjencia Kosovare e Privatizimit ka treguar për veprimet që ka ndërmarr për këtë rast që nga momenti kur ishte njoftuar për situatën.

    “Në lidhje me këtë rast të tjetërsimit të paligjshëm të ngastrës kadastrale me nr. 00427-1, Zona Kadastrale ‘Çagllavicë’, AKP ka vepruar që nga momenti kur është njoftuar për këtë situatë më 6 shkurt 2023. Pas një dite, më 7 shkurt 2023, AKP ka kërkuar historiatin e pronës nga Zyra Kadastrale e Prishtinës për të verifikuar çdo ndryshim në regjistrat kadastral. Në mungesë të dokumentacionit të nevojshëm, AKP ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm duke kërkuar informacione nga Arkivi Komunal i Prizrenit dhe Gjykata Themelore e Prizrenit, por nga këto institucione kemi pranuar informatë se aktgjykim i datës: 20.04.1976 me numër: P.br. 56/76, në të cilin është bazuar aktvendimi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, nuk ekziston në arkivat e tyre”, thotë AKP-ja.

    Kanë sqaruar se në aspektin penal, me date 25 prill 2023 AKP-ja ka paraqitur një kallëzim penal për veprimet që dyshohet se janë të kundërligjshme dhe ka ofruar bashkëpunimin e plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe organet hetimore.

    “Përveç kësaj, janë kryer inspektime në terren, në bashkëpunim me ekipet hetimore, për të mbledhur informacione të detajuara rreth gjendjes aktuale të pronës. Agjencia Kosovare e Privatizimit mbetet e vendosur të vazhdojë mbrojtjen e interesit publik dhe të sigurojë që pronat shoqërore të administrohen dhe mbrohen në përputhje të plotë me ligjin. Përkushtimi ynë do të vijojë deri në zgjidhjen e plotë të këtij rasti”, thuhet në komunikaten e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

    Javë më parë Gazeta Insajderi raportoi për një dokument që kishte prodhuar Policia e Kosovës e deponuar në Prokurorinë Speciale. Në të përshkruheshin transaksione të dyshimta me një pronë në Çagllavicë e ku epiqendra e raporti që u krye me dokumente të Njësisë së Inteligjencës Financiare ishte avokati Venhar Hana, për disa vite avokat i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    15 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark