Agjencia për Parandalimin e Korrupsioni ka hapur procedurë për të shqyrtuar rastin e zyrtarëve të komunës së Deçanit të cilët kanë përfituar fonde përmes subvencioneve që ka dhënë kjo komunë. Gazeta Insajderi javën e kaluar raporti se si gjashtë zyrtarë komunal kanë përfituar rreth 30 mijë euro nga buxheti përmes OJQ’ve që ata posedojnë.
Gazeta Insajderi
Agjencia për Parandalimin e Korrupsioni ka konfirmuar për Insajderin se ka filluar të shqyrtoj rrolin e zyrtarëve komunal që përfituan nga 20 mujë euro deri në 1 mijë euro nga buxheti komunal përmes Organizatave Jo Qeveritare. Rrjedhimisht, APK do të inicioj procedurën për shqyrtimin e konfliktit të interesit të mundshëm në këtë rast.
“..duke ju falënderuar edhe denoncimeve nga qytetarët dhe mediat, hapen procedura për shqyrtimin e konfliktit të interesit. Konkretisht, do të shqyrtohet roli i secilit zyrtar komunal për të identifikuar nëse kanë pasur rol vendimmarrës në proceset që kanë çuar në dhënien e këtyre subvencioneve. Po ashtu, analizohen edhe ndalesat e mundshme të parashikuara nga rregulloret e brendshme të institucionit dhe kriteret e konkursit përkatës”, ka thënë në përgjigje për Insajderin.
Tutje, nga agjencia kanë bërë me dije se këtë rast nuk e kanë trajtuar më herët. Por, sipas tyre pas publikimit të artikullit në Insajderi, kanë nisur fazat e para të hetimeve.
“Bazuar në informacionin e publikuar në artikullin e gazetës suaj, ku thuhet se zyrtarë komunalë në Deçan kanë përfituar fonde nga Komuna, ju informojmë që ky rast nuk është trajtuar nga Agjancia”, thuhet në përgjigje.
Insajderi raporti se si disa zyrtarë të komunës së Deçanit kanë përfituar subvencione përmes Organizatave Jo-qeveritarë dhe Klubeve sportive që ata posedojnë.
Mediumi ka identifikuar disa përfitues e të cilët përmes thirrjes për subvencionim gjatë muajit maj kanë përfituar financiarisht, dikush me pak e dikush deri në 20 mijë euro.
Në mesin e 25 organizatave që përfituan subvencione nga Komuna e Deçanit, gjashtë nga to janë zyrtarë dhe punonjës në Komunën e Deçanit.
Raportimi i Insajderit: