Ministria e Drejtësisë është në proces të rekrutimit të një kandidati për pozitën ‘’Drejtor i Departamentit Ligjor”. Para dy jave, Gazeta Insajderi kishte raportuar për disa dyshime për lidhje mes një anëtareje të komisionit, sekretares së MD dhe kandidates që ishte përzgjedhur për intervistë më goj.
Intervista që ishte paraparë të mbahej një ditë pasi ishte publikuar hulumtimi nuk është mbajtur. As sot, pas dy jave, ky konkurs ka ngecur tek intervista me goj. Ndonëse është vetëm një kandidate e përzgjedhur.
Bllokimi i këtij procesi po e konfirmon shkrimin e Insajderit për dyshimet e parashkruara.
LAJMI:
Gazeta është interesuar të dijë se përse nuk ka vazhduar procesi i rekrutimit tek Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme konkretisht Ministria e Administratës Publike.
Asnjëri institucion nuk ka dhënë shpjegim se përse nuk ka vazhduar intervistimi. Ministria e Drejtësisë në përgjigjen e tyre thotë se nuk është kompetencë.
“Lidhur me kërkesën tuaj, Ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë nuk është kompetente lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigje.
Ndërsa nga MPB kanë thënë që pyetjet ti adresoj tek Ministria e Drejtësie.
“Ju lutem për pyetjet tuaj të drejtoheni në ministrin e Drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e MPB.
Gazeta Insajderi kishte raportuar se për këtë pozitë kanë aplikuar katër kandidatë, tre prej të cilëve janë thirrur në testim me shkrim. Për vetëm një është përzgjedhur për intervistë me gojë.
Gazeta mëson se Feride Podvorica është kandidatja që ka kaluar fazën e testit me shkrim.
Kandidatja e përzgjedhur del të jetë njeri i afërt me sekretaren e ministrisë, Anita Kalanderi.
Dyshohet se sekretarja e ministrisë ka angazhuar shoqen e saj, Flutura Berbati Zejna si anëtare e komisionit për të bërë përzgjedhjen e shoqes tjetër të saj, Ferida Podvorica.
Flutura Berbati Zejna është sjellur nga Agjencia për Ndihmë Juridike falas e cila ushtron pozitën e UD’së.
Aleanca shoqërore e treshes mund të shihet edhe në disa postime në rrjetin social Facebook.
Madje dyshja, Anita Kalanderi dhe Flutura Berbati Zejna, të cilat sipas burimeve, janë shoqe para shumë vitesh, shihen duke u shoqëruar edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Gazeta Insajderi ka siguruar edhe fotografi ku shihet edhe sekretarja e MD me kandidaten e përzgjedhur për intervistë me gojë, Feride Podvorica.
Si kandidate e vetme, Podvorica duke mos pasur kundërkandidat pritet që të përzgjidhet në këtë pozitë pas intervistimin me gojë.
Lidhur me këto dyshime, Insajderi kishte kontaktuar zyren për media në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Në përgjigjen e tyre thuhet se, MD ka ndërmarr të gjitha masat për të siguruar një konkurs transparent
“Referuar pretendimeve tuaja, Ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë bazuar në fushëveprimin dhe legjislacionin në fuqi, ka ndërmarrur të gjitha veprimet që janë kompetencë e jona për të siguruar procese transparente dhe të rregullta”, thuhet në përgjigjet nga MD.
/Gazeta Insajderi/