Vite më parë Gazeta Insajderi pati publikuar një rrëfim të një biznesmeni që pretendonte se është
mashtruar nga një inxhinier. Afro pesë vite më vonë për këtë krim është gjetur fajtor Alban Rudari.
Gazeta Insajderi
Në vitin 2019 Gazeta Insajderi me emisionin InDoks patën publikuar rrëfimin e biznesmenit Sami Bullqi.
Ky i fundit pretendonte se është mashtruar nga Alban Rudari.
Sami Bulliqi që jeton në Evropë po planifikonte që të investonte miliona euro në Podujevë, të hapte
vende të reja të punës. Por, doli që një arkitekt i lidhur me një drejtor të Komunës së Podujevës e kishte
mashtruar duke i shitur një dokument të thjeshtë në emër të projektit. E megjithatë Komuna ia dha një
leje. Për shkak të mashtrimit ai dështoj që të investonte.
Bulliqi pati rrëfyer se si u mashtrua nga ‘arkitekti’ që ia bëri projektin, e që i doli që nuk është projekt, ia
kishte krijuar Durim Salihu, që atëherë ishte Kryeinspektor i Podujevës.
“Më përcaktoj një arkitekt të vetin i cili gjithmonë në çdo takim thoshte se do t’i rrinte këtij projekti
mbrapa, masi jam kthy unë në Gjermani iu është prezantuar familjes tonë si Alban Rudari, mirëpo tani se
është edhe mik i Durim Salihut kështu ka qënë kontakti i parë”, pati thënë Bullqi.
Ditë më parë, tash në vitin 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim. E ka dënuar Alban
Rudarin për veprën penale të mashtrimit.
Avokati i të dëmtuarit, Nasuf Hasani i ka thënë Gazetës Insajderi se do ta apelojnë vendimin pasi që për
ta nuk është i mjaftueshëm ky dënim-krahasuar me dëmin që ata pretendojnë që i është shkaktuar
biznesmenit Sami Bulliqi.
https://video.gjirafa.com/embed/indoks/indoks-haraci-i-shtetit-mpg?autoplay=true&c=1