Raportimi i Insajderit, dy anëtarët e përmendur për ryshfet nuk rizgjedhen në Këshillin Drejtues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Raportimi i Insajderit, dy anëtarët e përmendur për ryshfet nuk rizgjedhen në Këshillin Drejtues

    Insajderi
    30 June 2025 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selim Bezeraj dhe Rifat Krasniqi nuk janë rizgjedhur anëtarë të Këshillit Drejtues. Që të dy janë denoncuar në organet e rendit nën dyshimet për ryshfet.

    Me tri raunde votimi, në Universitetin e Prishtinës janë zgjedhur anëtarët e ri të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, që pritet të fillojnë mandatin nga shtatori. Teuta Jashari, Arian Krasniqi, Vjosa Fejza-Ademi, Kurtesh Sherifi dhe Mimoza Ibrani janë zgjedhur anëtarët e këtij këshilli, me mandat prej tri vitesh.

    Jashtë garës mbeti anëtari aktual, Rifat Krasniqi dhe vota mjaftueshëm nuk mori Selim Bezeraj. Krasniqi dhe Bezeraj së fundmi janë proceduar në organet e rendit nën dyshimin për ryshfet. Për këtë Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht, ku në denoncim përmendet një tender.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar për Insajderin se kanë iniciuar autorizim për grumbullim informacionesh, me qëllim të ndërmarrjes së të gjitha veprimeve hetimore rreth rastit.

    Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim për grumbullimin dhe mbledhjen e informacioneve relevante, me qëllim që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore rreth kësaj çështje“.

    Insajderi raportoi para disa ditësh se dy anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së, Selim Bezeraj dhe Rifat Krasniqi janë denoncuar te organet për hetim. Këtë e kishte konfirmuar për Insajderin Sekretari i UP-së, Besnik Loxha.

    “Në këtë artikull, burime të caktuara pretendojnë se ju (Selim Bezeraj dhe Rifat Krasniqi), në cilësinë tuaj si zyrtarë të Universitetit të Prishtinës, i keni kërkuar një kompanie private një shumë prej 20 mijë eurosh para të gatshme, në këmbim të mos theksimit të disa punëve të pakryera nga kompania në fjalë. Në këtë drejtim, ju lusim që të na konfirmoni nëse këto pretendime janë të vërteta apo jo, dhe nëse dëshironi të jepni ndonjë sqarim ose qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje””, thuhet në emailin sinjalizues, të cilin e ka përcjellë Loxha për redaksinë.

    Ai tutje ka thënë se, bazuar në seriozitetin e pretendimeve, në mungesë reagimi, iu është drejtuar Policisë së Kosovës përmes një denoncimi më 30 prill të këtij viti.

    Insajderi iu është drejtuar për koment edhe dy anëtarëve të Këshillit Drejtues për këtë çështje. Selim Bezeraj s’është përgjigjur, ndërkaq Rifat Krasniqi ka thënë se s’është në dijeni për një rast të këtillë. Ai e ka quajtur këtë si “situatë që lidhet me zgjedhjet”.

    Unë nuk kam asnjë informacion në lidhje me këtë çështje, dhe nuk jam në dijeni për ndonjë procedurë që mund të jetë iniciuar kundër meje. Ajo që më vjen në mend është se aktualisht jemi në periudhën e zgjedhjeve për Këshillin Drejtues të UP-së, ku unë jam anëtar, dhe kjo situatë më duket si një përpjekje e padrejtë që lidhet me këto zgjedhje”, ka deklaruar Krasniqi.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një koment edhe nga Rektorati i UP’së, mirëpo këta të fundit s’janë përgjigjur në pyetjet e mediumit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark