Raportimi i Insajderit, IPK suspendon dy policë për skandalin ku i arrestuari u la të shkonte në dasmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimi i Insajderit, IPK suspendon dy policë për skandalin ku i arrestuari u la të shkonte në dasmë

    Insajderi
    28 July 2024 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas raportimit të Gazetës Insajderi, Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar nga puna dy zyrtarë policorë të  dyshohet se kanë tejkaluar autorizimet e tyre.

    Sipas informacioneve fillestare që kanë pranuar hetuesit e IPK-së dyshohet se zyrtarët policorë kanë tentuar të lirojnë përkohësisht një të dyshuar për armëmbajtje pa leje i cili ishte arrestuar nga policia në Pejë dhe ishte në qendrën e ndalimit në stacionin policor të Pejës.

    Insajderi raportoi më herët se Sead Hamziç, hetues në stacionin policor të Pejës, është denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) për këtë veprim që tashmë Inspektorati e ka suspendua nga detyra.

    Duke iu referuar një ankese të dorëzuar nga një zyrtar i lartë policor, të cilën e ka parë Insajderi, aty pretendohet se Hamziç kishte marrë një të dyshuar të arrestuar për armëmbajtje pa leje në një aheng nga qendra e ndalimit për ta rikthyer në dasmë për 30 minuta.

    Sipas ankesës, krejt këto ai i ka bërë me “izën” e Prokurorit kujdestar, Dorjan Juniku.

    “Seadi me tha po e dërgoj ne darsem 30 minuta dhe e kthej prap se kam fol me prokurorin dhe me ka thëne mos me humb kohe me shumë”, thuhet në ankesën që e ka parë Insajderi.

    “…ndërkohe kam telefonuar dhe Prokurorin kujdestar Dorjan Juniku te cilit i kam thënë se a je ne njohuri dhe a ke leshur ndonjë vendim tjetër për lirimin e te dyshuarit sepse Seadi e ka nxjerr pa dijeninë time te dyshuarin nga ndalimi policor dhe po thirret ne emrin tënd qe i ke thënë me dërgua ne darsem 30 min, Prokurori me ka thëne se Seadit i kam thëne qe ju i dini procedurat tuaja dhe nëse keni mundësi mundeni me dergu ne dasmë 30 minuta dhe e ktheni prap”, vijon ankesa.

    Sipas IPK-së, hetuesit e IPK menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë e Shtetit.

    “Në kuadër të hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për dy zyrtarët policorë  të dyshuar në këtë rast. IPK në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark