×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimi i Insajderit | Komuna e Gjakovës mbron dhënien e pronës të cilën po e heton Prokuroria

    Insajderi
    22 August 2024 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Gjakovës, ka reaguar pas raportimit të Gazetës Insajderi, lidhur me dhënjen e pronës, të cilën po e heton Prokuroria. Gazeta Insajderi ka raportuar dje se një pronë e vlefshme e mbajtur deri tash nga Komuna e Gjakovës që drejtohet nga Ardian Gjini i AAK- së ka kaluar në pronësi të një serbi.

    Lidhur me këtë ka reaguar Komuna e Gjakovës, ku kanë, se rasti në fjalë nuk është politik dhe se është proces administrativi detyruar dhe krejtësisht i pastër.

    “Me kërkesën me nr. 33970-21 pala përmes te autorizuarit ka aplikuar për regjistrim pronësie te objektit O-70705029-37-1-2-0 ZK: Gjakovë Qytet Zyra Komunale Kadastrale Gjakovë me Aktvendimin 33970-21 e ka aprovuar kërkesën e palës dhe atë bazuar në këto dokumente:

    Në këto rrethana, zyrtarët e drejtorisë së kadastrës, Pronës dhe Gjeodezisë, kanë qenë të obliguar që në bazë të ligjit ta regjistrojnë pronën në fjalë”, thuhet në reagim.

    Tutje, aty thuhet se si Komunë kanë qenë e hapur ndaj gjitha hetimeve.

    Komuna e Gjakovës gjatë tërë kohës ka qenë e hapur ndaj të gjitha palëve, duke ofruar informacione të mjaftueshme dhe qasje të plotë në komplet dosjen e kësaj lënde e gjithashtu është e hapur edhe ndaj të gjitha hetimeve që mund të ndërmerren nga organet e hetuesisë“, thuhet në reagim.

    Prona në fjalë siç ka raportuar Insajderi ishte në kontest. Rasti është denoncuar në Prokurori, ajo kaloi pa procedura gjyqësore nga komuna tek Dushko Bajoviq. Prokuroria në Gjakovë ka nisur hetimet.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark