×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Raportimi i Insajderit- Largohet prorektori i Universitetit të Gjakovës që u emërua në mënyrë të dyshimtë

    Insajderi
    21 October 2024 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Shkruan: - Mira Avdimetaj

    Pas raportimeve të Insajderit, Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës, ka shfuqizuar vendimin për zgjedhjen e prorektorit Zeqiri nga një universitet tjetër. Fitim Zeqiri u emërua në këtë pozitë në qershor të këtij viti. Gazeta Insajderi raportoi për dyshime se ka pasur shkelje të rregullores së universitetit gjatë emrërimit të tij dhe afërsinë që Zeqiri kishte deklaruar publikisht me Levizjen Vetëvensodje.

    Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, ka marr vendim për të shfuqizuar nga pozita e rektorit për Financa dhe Infrastrukturë, Fitim Zeqirin.

    Në mbledhjen e mbajtur me datë 09.10.2024, këshilli ka marrë vendim që të shfuqizojë vendimin e datës  25.06.2024 i nxjerrë nga Këshilli Drejtues me të cilin, Fitim Zeqiri është zgjedhur Prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

    Sipas dokumentit që ka sigurua Gazeta Insajderi, thuhet se Fitim Zeqiri ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

    “Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mbledhjen e mbajtur më datë 09.10.2024, unanimisht ka miratuar kërkesën e Rektorit që vendimi me nr.prot. 05/1393 i dt. 25.06.2024 me të cilin Prof. Ass. Dr. Fitim Zeqiri është zgjedhur Prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, me çfarë i njëjti ka dhënë dorëheqje nga pozita në fjalë. Andaj nisur me sa u tha u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”, citohet vendimi.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar javë me parë se si prokurori i zgjedhur ishte mbështetës i partisë  në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje.

    Gazeta Insajderi po ashtu raporoti se që nga dita kur është emëruar, proketori nuk është paraqitur farë në vendin e punës për të kryer detyrat e tij si prorektor. Për këtë, Insajderi ka dërguar pyetje në adresë të rektoratit dhe vetë proketorit por nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

    Kjo situatë ilustron një shqetësim të madh: kuadrot politike të LVV-së po emërohen në universitete pa respektuar kriteret statutare dhe pa përmbushur detyrimet e tyre. Nuk dihet ende nëse Prof. Zeqiri ka marrë shtesën funksionale si prorektor, por një gjë është e qartë – ai nuk është paraqitur në Rektorat që prej emërimit”, ka thënë një sinjalizues për Gazetën Insajderi

    Sipas informacioneve që posedon Gazeta, emërimi i tij në këtë pozitë është në kundërshtim me statutin e Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës, që kërkon përzgjedhje të brendshme të stafit për pozitat drejtuese. Ndërsa, Fitim Zeqiri vjen nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UIBM).

    Dyshimet shtohen edhe me faktin se pas rreth tre muajve të emërimit të tij, në web sajtin e universitetit nuk figuron ende emri i tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark