Ura e Badovcit mbyllet pasi që u lëshua pa e testuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ura e Badovcit mbyllet pasi që u lëshua pa e testuar

    Insajderi
    09 January 2025 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ura e Badovcit është mbyllur për qarkullim për vetura dhe mjete të tjera lëvizëse përgjatë të enjtes. Kjo, pasi zëvendësministri i Infrastrukturës paralajmëroi dje për testimin e saj sot.

    Gazeta Insajderi raportoi për hipokrizinë e testimit të urave nga Qeveria Kurti.

    Hapjes së Urës së Ibrit – përkundër që s’u hap- iu kishte dhënë një publicitet i paparë nga Qeveria Kurti. Ata madje kishin lëshuar edhe njoftim për media për datën dhe kohën kur do të testohej ura, e cila s’kishte marrë paraprakisht pëlqimin e ndërkombëtarëve që të hapej për qarkullim.

    Ndonëse pa ndonjë procedurë publike tenderuese, ura vjet testohej nga kamionët e rëndë të “Bagerit”, pronari i së cilës është Bujar Shabani. Shabani njihet për miqësi me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Përkundër kësaj, ura nuk u hap.

    Shabani i “Bageri Company” ka fituar kontrata të majme përgjatë qeverisjes aktuale. Një nga to ka qenë edhe një lot për autostradën Prishtinë-Podujevë.

    Por, rëndësi aq të madhe për testim s’iu është dhënë Urës së Badovcit. Ajo është lëshuar pa u testuar fare në prag festash.

    Sidoqoftë, ajo është mbyllur për qarkullim sot. Numri dy i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, dje lajmëroi për testimin e saj. Ai e kishte quajtur fazën testuese si “formale”.

    Gjatë gjithë këtyre diteve aty kan kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër“, deklaroi ndër të tjera Durmishi.

    Gazeta Insajderi ka realizuar dje edhe një storie tek Ura e Badovcit, ku ka parë se në vazhdimësi kanë lëvizur automjete, përkundër mos-testimit të saj. Insajderi ka kontaktuar pronarin e firmës “DRENI INGINERING”, por i njëjti ka refuzuar të japë sqarime shtesë për këtë.

    Insajderi provoi të kontaktojë për këtë çështje edhe me Hysen Durmishin, por i njëjti ishte i paqasshëm.

    Shih storien e Insajderit:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark